Temperatura të larta dhe kohë me diell. Kështu parashikohet moti këtë fundjavë të fundit të muajit Korrik. Sipas sinoptikanëve vranësirat do jenë të pakta dhe nuk priten reshje shiu.

Hakil Osmani, “MeteoAlb”: Përgjatë fundjavës do të kemi mot të qëndrueshëm duke bërë që të kemi diell mbizotërues në pjesën më të madhe të territorit shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë mesditës, kurse pasditja do të jetë ajo që do të sjellë kalime të lehta të vranësirave, por nuk priten reshje.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë fundjavës,vlerat maksimale në disa qytete do të arrijnë në 38 gradë Celsius.

Hakil Osmani, “MeteoAlb”: Dita e shtunë sjell rritje të temperaturave në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të jenë në 15 gradë Celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit luhaten nga 19 në 22 gradë Celsius. Për sa i përket orëve te mesditës kemi maksimume të cilat mbeten rreth vlerës 36 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe në 37 gradë Celsius. Dita e dielë sjell rritje të temperaturave të ajrit në të dyja vlerat në ekstremumet ditore, ku qarqet që do të kenë temperatura më të larta janë Elbasani, Berati, Gjirokastra po ashtu edhe kryeqyteti do të ketë temperatura që do të jenë në 36 gradë Celsius.

Muaj Korrik është një nga muajit më të nxehtë të vitit, sipas meteorologëve temperaturat kanë qene 3-4 gradë mbi vlerat mesatare mujore.

Klan News