LAJM NE PERDITESIM | Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në Qafën e Muzinës. Përplasja mes një fuoristrade dhe një furgoni të linjës Tiranë-Sarandë, bëri që ky i fundit të përfundonte në greminë.

Për pasojë, policia thotë se 5 persona, 2 gra dhe 3 burra, që udhëtonin në këtë mjet kanë gjetur vdekjen.

Në furgon ndodheshin gjithsej 6 persona, shoferi dhe 5 pasagjerë. Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe, banues në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, të dy banues në Ukrainë.

E vetmja e mbijetuar nga furgoni është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.

Të aksidentuarve u erdhën në ndihmë fillimisht kalimtarë të rastit, më pas zjarrfikësja dhe ekipet e emergjencës nga Gjirokastra. Pamjet e rënda në vendi i ngjarjes tregojnë përpjekjet e dëshpëruara për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në furgon.

Po ashtu, autoambulancat dërguan drejt spitalit të Gjirokastrës të aksidentuarit e tjerë nga kjo ngjarje e rëndë.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti nuk dihen ende. Në fuoristradën që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, udhëtonin edhe dy vajza nga Italia, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe. Të treja mbetën të plagosura.

VIDEO | Pamjet e rënda nga aksidenti tragjik ku u shuan 5 jetë

Këto janë pamjet e rënda të aksidentit tragjik të ndodhur këtë të enjte në Qafë Muzinë. Përpjekjet e dëshpëruara të zjarrfikësve dhe ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë personave që udhëtonin në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë, nuk qenë të mjaftueshme për të shpëtuar 5 jetët që u shuan në këtë ngjarje tragjike.

Viktimat janë shoferi i furgonit Bardhyl Proda, baba i tre fëmijëve, si dhe 4 pasagjerë.

Në këto pamje shihet momenti kur ambulancat i transportojnë të lënduarit drejt spitalit të Gjirokastrës.

Burime zyrtare të policisë thanë se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë përplasja e furgonit me një fuoristradë që drejtohej nga një 22-vjeçare. Megjithatë rrethanat e plota janë momentalisht të paqarta.

Idenfikohen 5 viktimat e aksidentit në Qafë Muzinë, mes tyre edhe 2 ukrainas

Policia ka dhënë informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues Bardhyl Proda, 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit Bardhyl Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë, Drita Korçari, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara Greta Kaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka drejtuese Land Rover), dy vajza nga Italia, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe.

Bashkëshortët që humbën jetën në tragjedinë e Qafë Muzinës

Në mesin e 5 viktimave që gjetën vdekjen këtë të enjte në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë, janë edhe bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari77 vjeç dhe 72 vjeçe. Ata ishin pasagjerë në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që ra në greminë, pasi u përplas me një fuoristradë.

Po ashtu, është identifikuar edhe shoferja e makinës. Ajo është Rexhina Çelhaka dhe mësohet se bashkë me të, në makinën Land Rover udhëtonin dhe dy shtetas të huaj.

Nga aksidenti tragjik, përveç bashkëshortëve Korçari gjetën vdekjen edhe shoferi i furgonit, Bardhyl Proda, si dhe dy persona të tjerë. Ndërkohë në spital ndodhen 4 persona që mbetën të plagosur, 3 personat që ndodheshin në fuoristradën dhe pasagjerja e vetme që mbijetoi nga furgoni.

Në foto shoferi i furgonit, Bardhyl Proda

Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, në mesin e viktimave dhe shoferi i furgonit | Emri-Foto

Ky është Bardhyl Proda, shoferi i furgonit të linjës Tiranë-Sarandë, që u rrëzua këtë të enjte në Qafë Muzinë, në aksin Gjirokastër-Sarandë.

Proda është në mesin e 5 personave që gjetën vdekjen në këtë ngjarje tragjike. Ai mësohet se ishte baba i 3 fëmijëve.

Policia tha zyrtarisht se shkak për ngjarjen e rëndë u bë përplasja e furgonit me një makinë fuoristradë që drejtohej nga një grua.

Aksidenti tragjik me 5 të vdekur në Qafë Muzinë, policia: Furgoni u përplas me një fuoristradë

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti tragjik në Qafë-Muzinë, reagon Presidenti

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët të cilët humbën të dashurit e tyre në aksidentin në Qafë-Muzinë. Në ngjarjen fatkeqe, ndërruan jetë 5 persona.

Kreu i shtetit është solidarizuar me familjarët, ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve. Gjithashtu, ai bëri një apel ndaj qytetarëve për të treguar kujdes dhe përgjegjshmëri në drejtimin e automjeteve në mënyrë që të shmangen tragjeditë.

“Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre! Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë”, thuhet në reagimin e presidentit Meta./tvklan.al