Futën mallra kontrabandë në Shqipëri, 4 të arrestuar


Futën mallra kontrabandë në Shqipëri, 4 të arrestuar

12:20 02/10/2022

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Free road 3”. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Besmir M. 33 vjeç, banues në Kukës, Artan K. 41 vjeç, banues në Tiranë, Aranit K. 34 vjeç dhe Besjan I. 33 vjeç, të tre këta të fundit banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “5 Maji”, kanë lokalizuar dhe ndaluar furgonin me drejtues Besmir M. dhe pasagjer Artan K. Gjatë kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri, pa pullë fiskale, të cilat do t’i merrnin shtetasit Aranit K. dhe Besjan I., administratorë të dy dyqaneve.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /tvklan.al












Të ngjashme