Gaforrja ‘rrobaqepëse’ mbulon veten me gëzof




Gaforrja ‘rrobaqepëse’ mbulon veten me gëzof

13:30 01/07/2022

Një lloj gaforreje e zbuluar në Australi i ‘qep’ vetes pallto e kapele nga sfungjerët dhe rezultati? Duket si një lodër pelushi. Kjo është një formë fshehjeje e këtij krustaci deti nga grabitqarët. Një familje e zbuloi në brigjet e qytetit Denmark në Australi, në ujëra të cekëta, të preferuara nga kjo kafshë për të gjetur material të mjaftueshëm për ’veshjen’ e saj.

Shkencëtarët e kanë identifikuar si një lloj të ri në familjen e gaforreve-sfungjerë, të cilët e kanë cilësuar si të “pazakontë”. “Gaforret sfungjerë janë zakonisht me qime, por zakonisht është më e butë, si gëzof, jo si kjo mbulesë e ashpër”.

Anëtarët e kësaj familjeje përdorin gjymtyrët e parme e të mprehta që të grumbullojnë copëza sfungjerësh dhe gjallesash të tjera të vogla, më pas përdorin këmbët e pasme për t’i mbajtur sipër kokës. Me kohën, formohet një pelerinë e ngjitur pas gaforres që e ndihmon të fshihet nga peshqit grabitqarë, gaforre të tjera dhe oktapodët.

Sfungjerët e detit njihen edhe për kimikatet helmuese që lëshojnë, të cilat e bëjnë këtë gaforre një vakt jo aq të preferuar nga grabitqarët./tvklan.al










Të ngjashme