Entuziazëm të amerikano-latinët pas suksesit 3-0, Sanchez surprizohet nga tifozët

Shumë kënaqësi u duk në fytyrën e Rikardo Garekas pas debutimit të tij në stolin e Kilit me fitore.

La Roha mposhti Shqipërinë 3-0 në “Enio Tardini” dhe iu rikthye sukseseve pas paraqitjeve jo të mira.

“Fitorja është gjithmonë ajo që e synojmë dhe çfarë duam që të gjithë. Nga djemtë pamë gjëra të rëndësishme, veçanërisht gatishmërinë e tyre. Nuk kemi shumë kohë dhe përqendrimi është i rëndësishëm. Ishte një test i rëndësishëm për ne. Edhe pse ka gjëra për të përmirësuar, djemtë u përfshinë. Jemi të kënaqur, por e dimë që duhet të përmirësohemi shumë!”

Edhe Aleksis Sançez ishte i lumtur pas fitores ndaj kuqezinjve.

“Jemi të lumtur për ekipin. Kemi bërë një lojë shumë të mirë ndaj një kundërshtari të vështirë si Shqipëria! Të rinjtë vrapuan gjatë gjithë lojës! Kjo ishte e nevojshme, njerëz që vraponin për shokun e tyre të skuadrës.”

Gjatë intervistës një tifoz kuqezi iu afrua dhe i kërkoi fanellën, me sulmuesin e Interit që ia premtoi.

Sfida e radhës e La Rohas do të jetë më 26 Mars kundër Francës.

Klan News