Shqipëria padyshim, ka qenë këtë vit më shumë se asnjëherë tjetër në qendër të vëmendjes së mediave të huaja që e promovojnë atë si një destinacion turistik.

Në këtë masivitet marketimi të vendit tonë, i bashkohet gazeta gjermane “Prisma” që thotë se dikur Shqipëria ishte një vend i izoluar në kohën e komunizmit, por tani po gëzon një reputacion si një destinacion i jashtëzakonshëm, i pacënuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm.

Gratë po dalin nga rolet tradicionale dhe po menaxhojnë në mënyrë të sukseshme komplekset hoteliere dhe po sigurojnë marketingun e duhur në internet për strukturat e tyre akomoduese.

Një sukes i jashtëzakonshëm në fushën e turizmit nuk do të ishte i mundur pa bukuritë naturore të vendit tonë. Me plazhe që të lënë pa frymë, male piktoreske dhe një histori të pasur, vendi mesdhetar ofron një alternativë interesante kundrejt destinacioneve të mbipopulluara të pushimeve si Italia apo Greqia.

Deti Jon ofron të gjitha bukuritë tipike të rivierës mesdhetare, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta. Dhërmiu është një nga vendet më magjepsës për pushime verore. Në pikën e vjetër bregdetare po punohet për ruajtjen e traditës dhe paprekshmërinë e siteve kulturore.  Shtëpitë e vjetra po restaurohen dhe shndërrohen në hotele duke ruajtur vlerat historike.

Kryeqyteti, Tirana është i ri dhe plot gjallëri ngjyrat e theksuara të mureve të ndërtesave largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste. Në veri, thuhet në artikull se turistët e huaj mund të shijojnë peizazhin malor kryesisht të paprekur.

Klan News