Shtimi i mjeteve lundruese turistike ka ngritur alarmin e ndotjes mjedisore në të gjithë vijën bregdetare të vendit. Përveç mbetjeve që hidhen nga vetë pushuesit dhe bizneset është kthyer në shqetësim dhe derdhja në det e mbetjeve plastike dhe karburantit nga anijet dhe skafet.

Si masë emergjente për situatën e krijuar edhe në plazhet dhe gjiret e konsideruara të virgjra është kërkuar ndërhyrja e forcave të ushtrisë, por zv/kryeministrja Balluku që u bë pjesë e një misioni monitorues sëbashku me Ministrin e Mbrojtjes kërkon angazhim dhe nga pushteti lokal, vetë operatorët e strukturave akomoduese në bregdet, por dhe qytetarët.

Balluku paralajmëron si masë afatgjatë një reformë të administrimit detar ndërsa si masë urgjente lajmëron vendosjen e kamerave për evidentimin e shkelësve, ndërkohë që dronët e Ministrisë së Mbrojtjes sipas saj kanë nisur monitorimin e gjithë bregdetit.

Tv Klan