Gazetari Mustafa Nano kërkon ndjesë publike: Sjellja ime nuk justifikohet

Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar ndjesë publike për sjelljen e tij në emisionin “Opinion” në Tv Klan dy ditë më parë, kur debatoi ashpër me deputetin e PD Ervin Salianji.

Mbrëmjen e sotme në “Opinion”, Nano tha se sjelljen e tij nuk e justifikon asgjë, dhe për këtë arsye i ka kërkuar ndjesë publikut.

“Sjelljen time nuk e justifikon asgjë, as personi që mund të kem përballë që mund të ma heqi petllën. U kërkoj ndjesë të gjithëve, shpresoj të mos përsëritet. Meraku im është nëse këto shumëfishohen si sjellje, terrorizojmë një popullsi të tërë”, u shpreh gazetari Mustafa Nano.

Ky i fundit debatoi me deputetin Salianji në emisionin e dy ditëve më parë në “Opinion” kur diskutohej për dosjen “Babalja”. /tvklan.al

Kategori
AktualitetTe funditTë gjitha
3 Komente
  • ^^^
    11 Tetor 2018 at 22:57
    Përgjigju

    Bravo bere autokritiken si komunist qe je!

  • andrea
    12 Tetor 2018 at 11:40
    Përgjigju

    ik more injorant

  • burim qerimi
    12 Tetor 2018 at 22:55
    Përgjigju

    nuk asht hera e par provakator .-provokacija turpp asht per opinion qe te ftojn ty je karierist stalinist i felliqet

  • Përgjigju

    *

    *


    Emisione