“Jam kundër luftës, paratë për refugjatët ukrainas”

Si kurrë më parë, një fitues i çmimit “Nobel për Paqen” nxjerr në shitje medaljen e artë. Këtë po e bën Dimitri Muratov, gazetari rus që e fitoi këtë çmim vitin e kaluar, si vlerësim për shkrimet kritike investigative ndaj qeverive autoritare.

60-vjeçari, drejtues i “Novaja Gazeta”, media kritike ndaj presidentit rus Vladimir Putin tha se do ta hedhë në ankand këtë medalje dhe me paratë e grumbulluara do të ndihmojë refugjatët ukrainas.

Për agjencinë e lajmeve Reuters, Muratov tha se në vendin e tij gazetaria e lirë po bëhet e pamundur. Kundërshtar i sulmit rus në Ukrainë, Muratov mendon se mbështetësit e sulmit po rrallohen me ritme të shpejta.

Ankandi do të zhvillohet më 20 Qershor, ditën botërore të refugjatëve. Muratov shpreson të grumbullojë të paktën 2 milionë dollarë.

Tv Klan