depardieeeeeeeeeee

Aktorit francez, Gérard Depardieu ndalohet të qëndrojë në Ukrainë, sepse konsiderohet një kërcënim për sigurisë kombëtare. Emri i tij është shtuar në listën e rreth 600 personave, të padëshiruar nga Kievi. Edhe medias ukrainase i ndalohet të flasin për ta, apo të publikojnë fotot e tyre.

Përfshirja e aktorit të njohur francez në listën e zezë u raportua nga “Ouest France”, e cila i referohet gazetës ruse “Vesti”. Depardieu është një fans i madh i Vladimir Putinit, i cili në Janar të vitit 2013, i dha aktorit pasaportën ruse. Ai është rregjistruar si banor i qytetit Saransk, në adresën “Rruga e Demokracisë” Nr.1.

Depardieu është shprehur disa herë në mbështetje të Vladimir Putinit. Gjatë vizitës në Serbi, në Shtator të vitit të kaluar ai tha: Putini është shumë human dhe nuk kërkon luftë në Ukrainë.

Por deklarata që ka revoltuar më shumë udhëheqësit ukrainas është ajo në Riga të Letonisë, në Gusht të 2014, kur u shpreh: “E dua Rusinë dhe Ukrainën, që është pjesë e Rusisë”.

Tv Klan