Mediat rozë reportojnë se ky është udhëtimi i tyre i parë së bashku jashtë vendit

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë parë në të njëjtin hotel në Paris.

Modelja 27-vjeçare ndodhet në kryeqytetin francez për Javën e Modës. DiCaprio i cili u pa i veshur i gjithi në të zeza u pa duke u larguar nga hoteli luksoz rreth orës 1:00 të mëngjesit. Aktori mësohet se e ka kaluar pjesën tjetër të natës me miqtë në disa klube nate përpara se të kthehej sërish në hotel.

Edhe pse dyshja po i marrin gjërat shtruar shkruan media rozë Page Six duket se 47-vjeçari po realizon me Hadid udhëtimin e tyre të parë së bashku jashtë SHBA.

Javën e kaluar, aktori u fotografua në Milano në të njëjtën ditë kur Hadid ndodhej në sfilatën e markës Versace. “Ata po e shohin mjaftueshëm njëri-tjetrin,” tha një burim për Entertainment Tonight për dyshen.

Dyshja njihen prej vitesh, por ndezën thashethemet për romancë kur u fotografuan në praninë e njëri-tjetrit në një festë në New York City.

Klan News