Zayn-Malik-and-Gigi-Hadid

Janë çifti më i ri në Hollywood dhe ditët e fundit kanë qenë në vëmendje të vazhdueshme të mediave rozë.

Zayn Malik dhe Gigi Hadid e deklaruan publikisht lidhjen e tyre muajin e shkuar, por sipas britanikes “Mirror”, modelja 20 – vjeçare nuk është shumë e bindur për këtë marrëdhënie.

Shkak është imazhi prej “djali të keq” të ish – vokalistit të grupit One Direction.

Një burim i tha gazetës se Zayn është shumë i dhënë pas Gigi –t, ndërsa kjo e fundit, për shkak të reputacionit të Zayn ka, po tregohet më e kujdeshme.

22 – vjeçari u etiketua “zemërthyes”, kur u nda nga e fejuara e Perrie Edwards, në fillim të këtij viti. Kohët e fundit, ai ishte përfolur për lidhje me disa femra, por Gigi është e para me të cilën ai u shfaq publikisht. /tvklan.al