Lajme aspak të mira për Tottenhem Hotspur në prag të duelit të fundit në grupet e Konferencë Ligë. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, gjashtë lojtarë dhe dy anëtarë të stafit stërvitor kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të enjten, Totenhem luan kundër francezëve të Rene në krye të grupit me detyrimin e vetëm për të fituar dhe për të kaluar turin.

Një shtyrje e kësaj sfide nuk parashikohet, gjithsesi skuadra angleze dhe organizatorët e UEFA-s po vlerësojnë evoluimin e situatës. Në rregulloren e UEFA-s, klubi mund të kërkojë shtyrje vetëm nëse ka më pak se 13 lojtarë në dispozicion, ose nuk ka portier.

Në rrezik për klubin anglez është dueli i fundjavës në kampionat ndaj Brajton. Shpresa e trajnerit, Antonio Konte është që testet e reja molekulare t’i mohojnë rezultatet paraprake si pozitive false, siç ndodhi sezonin e kaluar kundër Aston Villa dhe Fulham, me duelet që u shtynë për shkak të pozitivitetit të supozuar, i cili më vonë rezultoi i gabuar.

Klan News