Një 73-vjeçare që jetonte e vetme në një banesë të marrë me qira është gjetur e vdekur. Tvklan.al mëson se 73-vjeçarja banonte në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe është gjetur e vdekur nga qiradhënësja.

E moshuara mësohet se kishte disa muaj që kishte vdekur, por nuk ishte vënë re nga askush. Sot kur ka shkuar qiradhënësja të interesohej për të e gjeti të vdekur.

Ajo ka njoftuar policinë dhe tashmë ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu mësohet se trupi i viktimës ishte dekompozuar.

Deri tani mësohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale./tvklan.al