Një 29-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të premte në Tropojë, pasi u mbyt në lumë. I riu ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më, për këtë arsye familjarët bënë kallëzim në polici.

“Me të marrë kallëzim shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje për gjetjen e shtetasit B.M, ku pas disa orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e tij në lumin Valbonë pa shenja jete. Nga veprimet paraprake dyshohet se shtetasi B.M, është mbytur duke u larë në lumin Valbonë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja”, thotë policia në një njoftim për mediat.

Autoritetet vijojnë punën për dokumentin e plotë të ngjarjes së rëndë./tvklan.al