Një trup i pajetë është gjetur rreth orës 18:00 të së hënën në fshatin Zues të Shkodrës. Nga veprimet paraprake proceduriale të kryera nga grupi hetimor, rezulton se kufoma i përket seksit mashkull, i moshës rreth 70 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se nuk ka shenja dhune dhe mendohet për një ngjarje aksidentale vetmbytje.

Trupi është nxjerr nga ujrat e Lumit Buna dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Po vazhdon puna për identifikimin e kufomës, sqarimin e plotë të rrethanave, kryerjen e veprimeve të plota proceduriale nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër./tvklan.al