Një telefonues i emisionit  “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Naimi, mendon se magjia ekziston. Ai ndan me programin përvojën e tij të takimit me “anën e errët”. Telefonuesi thotë se fillimisht nisën të gjenin sende të çuditshme të ngjitura në veshjet e tij.

Qetësia familjare u prish dhe kishte shqetësime shëndetësore. Një ditë vendosi të shkonte te një hoxhë dhe aty i ndodhi diçka thuajse e pabesueshme.

Naim: Te rrobat e mia që nderte gruaja jashtë, çdo herë që i fuste brenda në shtëpi, gjenim ose te ndonjë bluzë, ose te ndonjë palë tuta, gjenim diçka që ishte si e ngjitur aty.

Aldo: Po çfarë?

Naim: Unë nuk arrija… nga ai moment filluan duke ndodhur gjëra në shtëpi, nga ana shëndetësore po e po, por edhe sherre. Duke mos u besuar gjithë këtyre gjërave, thosha hajde punë e madhe, e kanë ngjitur kalamajtë, gjeja justifikime nga më të ndryshmet kur një ditë takoj një ditë që falej, që shkonte në xhami dhe thotë “o vëlla, ti nuk i beson këto gjëra por e  ke të shkruar në Kuran”. Sërish nuk arrita ta besoja. Duke u futur sa më thellë, duke lexuar për këto gjëra sepse më tërhoqi ajo pjesë, u detyrova të shkoja te një njeri, emrin nuk dua ta tregoj, u detyrova të shkoj te një hoxhë që ndodhet këtu në Shqipëri. Ai më tha “vëlla,  ti nuk  e beson por unë po ta tregoj sinqerisht  që ti e ke të bërë”. Filloi më vuri diçka, një sure nga Kurani dhe absolutisht, ai këndonte dhe fliste. Gjatë momentit që  ai fliste dhe unë rrija me sytë mbyllur, unë fillova duke vjellë

Naimi shton se hoxha nuk i mori para, por i dha një kurë që duhet ta pinte për 30 ditë. Ai thotë se përpara se të merrte kurën, sapo hynte në shtëpi lotonte pa shkak. Sipas shpjegimit të tij, kjo ndodh sepse magjia arrin të depërtojë ngado, edhe pse nuk është e dukshme./tvklan.al