Berat Gjimshiti rrezikon grumbullimin me Kombëtaren shqiptare, për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Mbrojtësi vuan një dëmtim të pësuar në Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye është në dyshim.

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, deklaroi se këtë të shtunë do të vendosej përfundimisht për kapitenin, në varësi të lajmeve që do të vinin nga Atalanta dhe të parat nuk janë aspak pozitive.

Klubi nga Bergamo publikoi listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar për sfidën me Genoa-n dhe aty bie në sy mungesa e Gjimshitit.

Duket se mbrojtësi nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe për këtë arsye do të jetë jashtë për takimin e Serisë A.

Në orët e mbrëmjes do të merret vendimi përfundimtar, nëse ai do të jetë apo jo pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. /tvklan.al