23.456 qytetarë janë përfshirë deri më tani në Këshillimin Kombëtar duke plotësuar pyetësorin online. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama i cili po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët e tjerë që të bëhen pjesë e këtij kuvendimi popullor.

Po ashtu kreu i qeverisë ka bërë publike edhe pyetjen e radhës që ka të bëjë me gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të biznesit të madh.

“Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Sa më shumë të shmanget biznesi i madh nga detyrimet për të paguar taksa, aq më shumë pengohet rritja e investimeve të shtetit në infrastrukturë e shërbime publike, si edhe rritja e pagave e pensioneve. Duke ashpërsuar masat ndaj biznesit të madh, që kryen evazion fiskal, sigurohemi se ata që fitojnë më shumë e kanë më të vështirë t’u shmangen detyrimeve ndaj shtetit e shoqërisë”, thuhet në pyetësor.

Ndërkohë qytetarët kanë mundësinë për të klikuar një nga këto përgjigje:

1.Biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime më të ashpra për evazion fiskal.

2.Nuk duhet ashpërsim i masave ekzistuese ndaj individëve/subjekteve ndotës të hapësirave publike.

3.Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje./tvklan.al