Gjashtë persona janë arrestuar në Koshare të Ferizajt nën dyshimin që kanë gjuajtur me armë zjarri gjatë një dasme.

“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 27.07.2024 rreth orës 17:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Koshare të Ferizajt, në një aheng familjarë kishte të shtëna me armë të zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut”.

Policia i ka shoqëruar të dyshuarit në Stacionin e Policisë së Ferizajt, dhe që të gjashtë me vendim të prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ , ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’./klankosova