I shumëkërkuari u gjet fajtor për trafik të lëndëve narkotike

Gjykata e Firences dënoi me 20 vjet burgim Dritan Rexhepin, të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare.

Dënimi për Rexhepin është dhënë në mungesë si pjesë e grupit “Los Blancos” që sipas hetuesve italiane ka arritur të trafikojnë në Europë sasi të mëdha të kokainës nga Amerika Latine.

Sipas mediave italiane, Dritan Rexhepi përfitoi edhe ulje të dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar. I konsideruari nga hetuesit si një nga bosët e drogës, ai vijon të jetë në arrati pas lirimit me kusht në fillim të vitit 2022 në Ekuador.

Hetimet për grupin Los Balncos kanë nisur që në vitin 2015 dhe çuan në sekuestrimin e 5 milionë euro e gjysmë dhe 4 tonë kokainë. Dritan Rexhepi është në kërkim edhe nga drejtësia shqiptare për një vrasje në vitin 1998, për të cilën është dënuar me 25 vite burgim.

Gjithashtu ai akuzohet nga SPAK edhe si porositës i rrëmbimit të Jan Prengës në Kamzë në Janar 2020.

Tv Klan