Gjykata e la në “arrest në shtëpi”, shqiptari nuk ndal shitjen e kokainës


Gjykata e la në “arrest në shtëpi”, shqiptari nuk ndal shitjen e kokainës

21:32 22/09/2020

Një shqiptar në Itali, pak muaj më parë u kap me një sasi të madhe kokaine, rreth gjysmë kilogrami, dhe u dënua me burg. Ai qëndroi në qeli vetëm dy muaj dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “arrest në shtëpi”.

Edhe pse nën një masë sigurie, kjo nuk e pengoi shqiptarin, identieti i të cilit nuk bëhet i ditur, që të vijonte aktivitetin e tij kriminal dhe të shiste kokainë. Shtëpia e tij u kthye në një bazë të shpërndarjes së drogës, pasi shumë klientë shkonin dhe merrnin kokainën.

Mediat vendase shkruajnë se Policia prej kohësh e kishte vënë nën vëzhgim dhe këtë të martë vendosi që të ndërhynte. Karabinierët pasi panë në klient të rregull që u afrua drejt banesës, vendosën që të ndërhynin.

Klienti iu nënshtrua një kontrolli dhe iu gjetën disa doza kokainë, të cilat i kishte blerë tek shqiptari. Më tej u vendos që të bëhej një kontroll në banesë dhe u gjetën dhe sekuestruan rreth 80 gramë kokainë, të fshehura në një kavanoz.

Po ashtu atij iu gjetën dhe 11 mijë Euro që dyshohet se ishin krijuar falë aktivitetit kriminal dhe iu sekuestruan. Tashmë shqiptari nga masa “arrest në shtëpi” duhet të shkojë sërish në burg për të vijuar vuajtjen e dënimit./tvklan.al





Të ngjashme