Në një njoftim për mediat, Gjykata e Lartë ka bërë të ditur hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë për Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar për 3 vende vakante të krijuara nga përfundimi i mandatit 9-vjeçar të Vitore Tushës, përfundimi i mandatit të Fatmir Hoxhës më 2018-ën dhe përfundimin e mandatit të Gani dizdarit në Prill të 2019-ës. Këta dy të fundit janë shkarkuar nga detyra.

Në njoftim thuhet se kreu i Gjykatës së Lartë ka bërë shpallje publike për plotësimin e vendeve vakante në 2017-ën, 2018-ën dhe 2019-ën, por për të trija thirrjet paraqitja e numrit të mjaftueshëm të kandidaturave ka sjellë moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga ana e KED me qëllim plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Me rishpalljen e njoftimit afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi. /tvklan.al