Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë arrest në burg Leonard Dukës, i ekstraduar në Shqipëri pasditen e së premtes.  

37-vjeçari u arrestua në Belgjikë rreth 1 vit e gjysmë më parë. Prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Ai akuzohet nga SPAK si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019 në Tiranë.

Veç kësaj ngjarje, 37-vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë, ajo e sigurimit të kushteve për vrasje. Vepër penale kjo e ngritur nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar Revanshi, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.  

Në to 37-vjeçari, Duka i ndihmuar dhe nga eksponentë të tjerë të botës së krimit thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.

Tv Klan