Tre mbështetës të opozitës u proceduan penalisht pasi një ditë më parë tentuan të pengojnë zhvillimin e takimeve elektorale të kryeministrit në Korçë, Kolonjë e Devoll.

Ata akuzohen se kanë hedhur sende të forta të drejtim të eskortës së kreut të qeverisë në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Në krye të grupit të protestuesve ishin ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Endrit Brahimllari.

Tv Klan