Juventusi ka marrë një goditje të rëndë këtë të enjte. Mbrojtësi titullar, Gelson Bremer, ka mbyllur sezonin dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e mbetura.
Bremer u dëmtua ndaj Leipzig në Ligën e Kampioneve dhe testet mjekësore, kanë zbuluar një lëndim të rëndë.
Mbrojtësi ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë dhe për këtë arsye duhet t’i nënshtrohet operacionit.
Klubi bardhezi, ka njoftoi se rikuperimi parashikohet të jetë gjashtë muaj, por duke llogaritur edhe kohën që lojtarit i duhet për të kapur formën, sezoni për të është mbyllur. /tvklan.al