Kjo e mërkurë rezervon nëntë sfidat e radhës, të vlefshme për raundin e dytë në Champions League.

Kryesfida mund të quhet ajo mes anglezëve të Aston Villa dhe Bayern Munich. Dy ekipet po kalojnë një moment shumë të mirë dhe do të kërkojnë fitoren. Gjermanët vijnë si favoritë në këtë takim, por skuadra londineze ka treguar se mund t’i hapë telashe çdo kundërshtari.

Sfidë e lehtë në letër për Real Madrid, që përballet me Lille në transfertën franceze. Nuk pritet ta ketë të vështirë as Liverpool, që pret në shtëpi italianët e Bologna.

Transfertë delikate për Juventusin, që do të luajë në Gjermani ndaj Leipzig. Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, ku është e vështirë për të zgjedhur favoritin.

Paralelisht, Atletico Madrid përballet në Portugali me skuadrën e Benfica. Këto takime do të luhen në orën 21:00, ndërsa më herët, në orën 18:45 do të zhvillohen Girona-Feyenoord dhe Shakhtar Donetsk-Atalanta. /tvklan.al