Arkadiusz Milik thuajse ka mbyllur vitin. Sulmuesi polak, i është nënshtruar një operacioni së fundmi, pas problemeve të shfaqura në gju.

Lojtari u dëmtua në Qershor, duke humbur Europianin me Poloninë dhe ishte planifikuar të rikuperohej në muajin Tetor, por kjo nuk do të ndodhë.

30-vjeçari ka shfaqur sërish probleme në gjurin e tij të majtë dhe ka qenë i detyruar për t’iu nënshtruar operacionit.

Sipas të gjitha gjasave, ai pritet të jetë i gatshëm në fillim të vitit 2025. Lajm i keq për Juventusin, që vjen në një moment kur ekipi vuan në fazën ofensive.

Nga transferimi në Torino, Milik ka bërë 75 paraqitje për bardhezinjtë, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë dy asistime. /tvklan.al