Tre persona të maskuar kanë grabitur një banesë në Lezhë dhe kanë dhunuar pronarin e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 pranë bordit të kullimit. Policia thotë se njëri prej autorëve ka qenë i armatosur.

Grabitësit goditën me sende të forta pronarin e shtëpisë me iniciale A.I. dhe më pas morën një shumë parash e bizhuteri.

Më pas u arratisën në drejtim të paditur duke përfituar edhe nga errësira. Forca të shumta policore ndodhen në vendngjarje dhe janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve të dyshuar.

Gjithashtu po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë për të parë drejtimin nga kanë shkuar grabitësit. /

tvklan.al