Rreth 2 mijë ishin të pranishme në sfidën me Irakun

Irani bëhet vendi i parë nga zona e Azisë që siguron pjesëmarrjen në Botërorin e 2022. Fitorja 1-0 me Irakun të enjten në Teheran i dha pikët e mjaftueshme që të festonte kualifikimin për herë të gjatë në këtë eveniment. Në stadium ishin të pranishme edhe rreth 2 mijë gra nga 10 mijë spektatorët, të cilët u lejuan të ndiqnin takimin.

Një moment i veçantë, pasi ato ishin organizuar edhe me koreografi, duke mbështetur përfaqësuesen iraniane. FIFA i urdhëroi federatës lokale të futbollit në shtator të 2019 të lejonte pa kufizime gratë në stadiume.

Ndeshja mes Iranit dhe Kamboxhias ishte e para dhe më pas masat shtrënguese anti-Covid bënë që autoritet vendase të mbyllnin dyert e stadiumeve. Tashmë duket se normaliteti po kthehet së bashku me gratë si spektatore në tribuna.

Tv Klan