Një shqiptar është arratisur nga burgu i Tiranthias në Nafplion, Greqi.

Sipas mediave greke, shqiptari është rreth 30 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti  i tij.

Ai kishtë dalë mëngjesin e së shtunës nga qelia, së bashku me të burgosurit e tjerë, por më pas nuk është vënë re. Autoritetet e burgut kanë vënë alarmin dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për shqipatrin.

/tvklan.al