Eros Grezda rikthen Lokomotiva Zagreb te fitorja. Mesfushori shqiptar ishte shënuesi i parë në suksesin 2 – 1 me Hajduk Split në javën e 23 të kampionatit kroat.

Goli i Grezdës u shënua në mesin e pjesës së parë pas disa rasteve të skuadrës kryeqytetase. 20-vjeçari realizoi kështu golin e gjashtë në këtë kampionat dhe tani është vetëm me 1 gol më pak se shqiptari tjetër që luan me Rijeka, Bekim Balaj.

Në fushë prej minutës së parë ishte edhe mbrojtësi Herdi Prenga, ndërsa Endri Çekiçi qëndroi në stol për këtë takim. Kjo fitore e mban Lokomotiva në garën për një vend në Europa League, synimi i skuadrës së vogël të Zagrebit, që 33 pikë dhe ndodhet e pesta në klasifikim.

Tv Klan