Guvernatori Sejko: Sfida e radhës, vala e rritjes së çmimeve - Tv Klan

Guvernatori Sejko: Sfida e radhës, vala e rritjes së çmimeve


Guvernatori Sejko: Sfida e radhës, vala e rritjes së çmimeve

13:50 08/10/2021

Banka e Shqipërisë diskutime në leksionin virtual për krizën e pandemisë globale

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti një leksion publik virtual të organizuar nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës me temë “Planifikimi për Botën e Post-Covid: politikat e bankave qendrore në ekonomitë në rritje”.

Sejko u ndal në përvojën e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në përballjen me tre krizat më të fundit të kaluara, duke veçuar krizën aktuale të pandemisë.

Duke u ndalur tek kjo krizë, Guvernatori u shpreh se të gjitha institucionet koordinuan përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar agjentët ekonomikë në përballimin e kushteve të vështira.

“Si një ndër institucionet kryesore në vend, Banka e Shqipërisë mori në kohën e duhur masat e nevojshme për të mbështetur ekonominë shqiptare të goditur nga pandemia. Këto masa ndihmuan në zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë post-pandemi”.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë, duke monitoruar vazhdimisht situatën, përdori një sërë instrumentesh operacionale dhe hapësirën rregullatore në dispozicion, për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonomi dhe në sistemin financiar në veçanti.

Më tej, Guvernatori Sejko u shpreh se një rol të rëndësishëm në përballimin me sukses të kësaj situate luajtën një sërë reformash të ndërmarra nga autoritetet shqiptare me impakt të drejtpërdrejtë në ruajtjen e stabilitetit financiar.

Në menaxhimin e kësaj krize, profesorët që ishin të pranishëm në leksion veçuan eficiencën e stimulit fiskal me bashkërendimin e politikës monetare, si dy faktorë kyçë që kontribuuan në përgatitjen e një përgjigjeje më të plotë dhe efikase ndaj krizës dhe efekteve të pritshme të saj në nivel kombëtar.

Klan News








Të ngjashme