Nuk rinovon me Real Madrid

Toni Kroos mund të largohet nga Real Madrid në Qershor 2023, kur kontrata e tij aktuale të përfundojë. Sipas radios spanjolle Cadena SER, Gjermania nuk ka pranuar deri më tani të rinovojë.

Kroos preferon të presë për të parë se si do të shkojë sezoni, një vendim që ka habitur drejtuesit e Real Madrid. Një largim i mundshëm do të hapte probleme në mesfushë, pasi duhet gjetur një zëvendësues i këtij niveli, që të luajë me Camavinga dhe Tchouameni.

Te madrilenët duhen futbollistë energjikë dhe me përgatitje të lartë fizike në role të tilla. Toni Kroos pati një sezon të lumtur për sa i përket titujve, por me disa ulje-ngritje personalisht. Kroos mban fanellën e Los Blancos prej verës së 2014 ku erdhi nga Bayern në këmbim të 25 milionë eurove.

Tv Klan