Dhërmiu do të lidhet me Sarandën me një rrugë të re që do të afrojë edhe më shumë këto dy qendra turistike, por edhe do të lehtësojë aksesin e turistëve drejt plazheve më të bukura të rivierës shqiptare.

Për këtë qëllim është hapur tenderi me fond limit 82 milionë lekë për projektimin e kësaj rruge, e cila do të jetë e kategorisë C2, ndërurbane dytësore dhe që anashkalon qendrat e banuara.

Projekti duhet të përfshijë edhe parashikimin e aksesit të automjeteve për zonat e plazhit, mbikalimeve të këmbësorëve në zonat e banuara apo pikave panoramike pranë atraksioneve turistike.

Rruga e re do të jetë deri në 30% më e shkurtër se aksi ekzistues.

Tv Klan