Marash Kumbulla do të vazhdojë karrierën në La Liga. Klubi Spanjoll, Espanyol ka arritur marrëveshjen me Romën, për të marrë mbrojtësin shqiptar në huazim për një sezon.
Lojtari 24-vjeçar nuk ishte në planet e verdhekuqve dhe për këtë arsye duhej të gjente një skuadër të re.
Kumbulla do të provojë për herë të parë të luajë në La Liga, pasi më parë ka luajtur vetëm në Serie A.
Shqiptari pritet të udhëtojë në orët e ardhshme drejt Spanjës, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.
Për Kumbullën u përfol edhe për një interesim të Empolit në Serie A, por vetë lojtari kishte dilema për këtë transferim dhe tani do të provojë një aventurë larg Italisë.
Në karrierën e tij, përveç Romës, mbrojtësi ka luajtur edhe Hellas Verona e Sassuolo në Itali. /tvklan.al