Xherdan Shaqiri do të vazhdojë karrierën në kampionatin zviceran. Sulmuesi 32-vjeçar është zyrtarizuar te skuadra e Basel.

Pas largimit nga amerikanët e Chicago Fire, futbollisti me origjinë shqiptare, ka vendosur të rikthehet të luajë në Europë.

Sulmuesi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Basel-in dhe rikthehet të luajë te skuadra ku ka nisur karrierën e tij si futbollist.

Me shumë mundësi skuadra zvicerane, do të jetë e fundit në karrierë për Shaqirin, i cili ka luajtur gjithashtu për skuadra si Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool dhe Lyon. /tvklan.al