Shqipëria vazhdon të jetë e para në Europë për rritjen e trafikut të udhëtarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, për tremujorin e dytë të këtij viti Shqipëria zë vendin e parë të fluturimeve me 259.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë duke u renditur në krye të listës.

Në tremujorin e dytë shifrën më të lartë e arriti qershori me mbi 1 milionë pasagjërë. Por fluksi në Rinas vijoi edhe gjatë korrikut kur nga ky aeroport hynë gati 1.2 milionë pasagjerë vetëm në një muaj me një rritje prej 357 mijë pasagjerësh më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Edhe sa i takon shtatëmujorit Rinasi numëroi gati 6 milionë udhëtarë me mbi 1.1 milionë më shumë se e njëjta periudhë e 2023-it.

Aeroporti i Tiranës numëroi 7 milionë pasagjerë vitin e kaluar, shifër që pritet të tejkalohet ndjeshëm këtë vit. Pritshmëritë e qeverisë shqiptare janë që 2024-a të arrijë 14 milionë vizitorë të huaj që kanë vizituar vendin.

Tv Klan