Në krah të homologes finlandeze kryediplomati Hasani e vuri theksin në rritjen e rolit të NATO-s dhe BE në Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të mos lejojë ndërhyrjen dhe keqdashjet e aktorëve të tretë.

Edhe ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen tha se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE ndaj duhet punuar sa më shpejt në këtë drejtim.

“Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e ekonomisë si dhe do të jemi aktivë për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Siguria është e rëndësishme sidomos me luftën në Ukrainë. Diskutuam lidhur me rolin e jashtëzakonshëm që OSBE-ja ka në gjithë rajonin për të forcuar institucionet demokrate dhe për zbatimin e ligjit”, tha Valtonen.

Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes te dyja shteteve ministri Hasani tha se duhet të rritet bashkëpunimi ekonomik dhe investimet finlandeze në vendin tonë.

Klan News