Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërriti këtë të enjte në Tiranë ku në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama ka prezantuar planin e Bashkimit Europian për përballimin e krizës së energjisë.

Kryeministri Rama falenderoi Ursula von der Leyen për ndalesën e saj në kryeqytetin shqiptar dhe  tregoi se së bashku kishin bërë  një ndalesë për të parë punimet e hekurudhës së re Tiranë-Durrës, një projekt i cili ka nisur më vonë seç ishte parashikuar. Sipas kryeministrit, projekti pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2024.

Edi Rama: Unë dua ta falënderoj shumë presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re. Më në fund! Në këtë rast jo për shkak të burokracisë së komisionit, por për shkak të një burokracie tjetër asaj të Bankës Evropiane për Investim dhe Zhvillim, projekti ka nisur shumë më vonë se parashikimi, por jemi në kushtet kur mund të themi se në pranverën e vitit 2024 do të kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas, Durrës-Rinas./tvklan.al