Mbrojtësi shqiptar pjesë e më të mirëve deri më tani

Në formacionin ideal të kampionatit hungarez është edhe një shqiptar. Mbrojtësi Herdi Prenga është përzgjedhur në 11-shin perfekt të publikuar nga gazeta më e madhe sportive në vend “Nemzeti Sport”.

27-vjeçari është një lojtar kyç te Kisvarda që po rivalizon Ferencvaros për titullin kampion. Herdi Prenga i cili ka luajtur dhe me Kombëtaren numëron 15 ndeshje në këtë sezon në kampionatin hungarez.

Ai firmosi në Janar të këtij viti me skuadrën që nuk ka asnjë trofe të rëndësishëm. Në të njëjtin ekip me Prengën është edhe ish-lojtari i Partizanit, Jasir Asani. Në këtë formacion nuk figuron sulmuesi i Ferencavros, Myrto Uzuni.

Tv Klan