Hetimet e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë lidhur me hetimin e origjinës së 3.4 milionë eurove të bllokuara në portin e Durrësit pritet të shtrihen jashtë vendit.

Për të zbuluar më tepër detaje rreth çështjes, policia ka shkëmbyer informacione me agjencitë homologe belge dhe italiane. Një fakt i tillë u pohua nga burime të policisë. Sipas tyre, një informacion i detajuar policor i është nisur policisë belge.

Mësohet se Policia Shqiptare kërkon të dijë me saktësi vendin ku janë ngarkuar makinat në Belgjikë, që më pas udhëtuan drejt Gjermanisë, Italisë dhe më pas mbërritën në Shqipëri.

Policia Shqiptare ka dyshime se veç kushërinjve Vladi, në emër të të cilëve ishin “Toyotat” me 3.5 milionë euro, mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në histori.

Hetuesit po verifikojnë disa emra, të cilët dyshohet se kanë njohje me kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi. Këta të fundit janë tashmë në listën e të kërkuarve të Policisë së Shtetit.

Tv Klan