Dashi-Përpiquni të jeni më të sinqertë dhe besnikë dhe mos u tërhiqni nga tekat apo provokimet. Mund të keni mundësi për rritje profesionale ose ndryshime pozitive. Jeni mjaft me fat dhe të guximshëm financiarisht, por duhet të bëni kujdes që të mos jeni shumë impulsivë apo të pamatur. Jini të matur dhe mbështetuni te njerëz kompetentë dhe të besuar.

Demi-Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm që pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Mërkuri është në një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Me partnerin do të keni raporte intensive.

Binjakët-Sot do të ndiheni të lumtur, shëndeti juaj është gjithashtu i mirë, gjë që mund t’ju japë forcë të brendshme dhe vetëbesim. Ndërgjegjja juaj nuk do ju lejojë të manipuloni gjërat. Prestigji juaj shoqëror ka të ngjarë të rritet. Fati mund t’ju ndihmojë të filloni një detyrë të re që do keni shumë përfitime.

Gaforrja-Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Mërkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mund të sjellë momente melankolie.

Luani-Shtatori do të nisë mjaft pozitiv, ku do keni mundësi që të organizoni programe interesante. Yjet janë në anën tuaj dhe rezultatet nuk do të vonojnë. Shumë shpejt do të merrni vlerësime edhe në sferën profesionale.

Virgjëresha-Raportet tuaja me të tjerët nuk do të jenë shumë favorizuese sot. Mos prisni shumë nga ata dhe mësohuni të jeni më të kuptueshëm. Personi që ju e pëlqeni nuk është njeri pozitiv.

Peshorja-Diçka e pazakontë do të vendosë buzëqeshje në fytyrën tuaj sot. Shikoni të gjeni të bukurën dhe dashurinë në gjërat më të thjeshta dhe pastaj punoni në rregullimin e sjelljes suaj.

Akrepi-Çiftet ka rrezik të kalojnë një ditë delikate dhe të mbushur me debate sot. Bëni kujdes me gjithçka që do thoni sepse nuk ka më kthim mbrapa. Në lidhje me financat, ndikimi i Saturnit do të jetë negativ. Nuk rekomandohen të bëhen shpenzime të tepruara.

Shigjetari-Sot jeni të bekuar nga Hëna, mund të jeni në gjendje të merrni vendime të shpejta në frontin profesional. Do prisni që të merrni mundësi të reja në aspektin e biznesit, të cilat mund të rrisin nivelin tuaj të besimit. Ka të ngjarë të filloni ndonjë risi të re me ndihmën e partnerit në biznes dhe të keni përfitime në të ardhmen e afërt.

Bricjapi-Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arrini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë.

Ujori-E diela do të jetë mjaft pozitive. Do të keni mundësi që të bëni gjëra të rëndësishme. I vetmi aspekt ku duhet të tregoni kujdes, janë financat.

Peshqit-Sot do të jeni “hijerëndë” me partnerin. Dashuria duket se është venitur dhe çdo arsye sjell debate mes jush. Bëni mirë të ndryshoni sjellje në kundërt do të keni telashe./tvklan.al