Dashi-Do të jetë një ditë rutinë për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiqni planin tuaj ditor dhe nuk do të devijoni aspak. Mos humbisni kohë me gjëra të tjera.

Demi-Ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme, sidomos nëse ëndërroni që të shihni emrin tuaj diku. Injorojini ata që ju thonë se çfarë është e mundur ose jo. Asgjë nuk është e pamundur dhe ky është momenti i duhur për ta vërtetuar këtë.

Binjakët-Do të jeni të mbërthyer nga emocionet sot. Mund të jeni më gjaknxehtë seç duhet, por përpiquni të ruani qetësinë. Me inat nuk do të zgjidhni asgjë.

Gaforrja-Ditët në vijim duhet të jenë një ndër periudhat më të bukura të vitit për ju dhe nëse bëni një përpjekje fare të vogël për të parë në mënyrë pozitive çdo situatë, do të argëtoheni pamasë. Do të bëni gjithashtu shumë miq të rinj.

Luani-Sot do të jeni shumë të kthjellët dhe do të bashkoni në projektet tuaj shumë persona. Në punë nuk do të qeshni me askënd, por do të jeni serioz. 

Virgjëresha-Nuk duhet të lejoni askënd t’ju thotë se ju nuk keni gjithçka duhet të arrini një qëllim të caktuar. Me shumë gjasa ata e dinë që ju mund t’ia dilni, por shpresojnë se negativiteti i tyre mund të ndikojë mbi ju. Besoni tek vetja.

Peshorja-Vendosini përgjegjësitë në plan të dytë dhe shijoni një ditë plot me argëtim. Dalja jashtë rutinës normale do të stimulojë imagjinatën tuaj. Mos u surprizoni kur ideja ose projekti juaj kreativ në subkoshiencë të lulëzojë gjatë kohës që keni qenë duke u relaksuar. Bëni dikë që ju pëlqen pjesë të aventurës suaj. Kimia mes jush është e mirë. Jepini një impuls marrëdhënies suaj dhe dilni në një restorant romantik.

Akrepi-Niseni ditën me një aktivitet të qetë, mos planifikoni ndonjë gjë të rëndësishme. Mësohuni të kënaqeni me atë që keni aktualisht në jetë dhe mos kërkoni më shumë. Do e keni të vështirë të përcaktoni atë që është e mirë apo e dëmshme. Tregohuni të matur me shpenzimet, pasi në të kundërt do të mbeteni ma lekë.

Shigjetari-Lini mënjanë mendjemadhësinë, është koha që të përgatiteni për të ardhmen. Është periudhë e rëndësishme për të caktuar qëllimet tuaja. Mendoni për të ardhmen.

Bricjapi-Duhet të tregoheni i hapur për mundësi të reja dhe të kuptoni se vetëm fakti që kërkoni të besoni disa gjëra të caktuara nuk i bën ato të vërteta. Në vend që të merrni një pozicion ekstrem në cilindo drejtim, pse nuk kërkoni një rrugë të mesme?

Ujori-Keni formimin e duhur për të arritur atë që duhet, por nuk ju pëlqen që të mburreni për talentet tuaja. Megjithatë duhet të bëni një përpjekje që persona të cilët janë të rëndësishëm të kuptojnë se çfarë dini të bëni.

Peshqit-Duhet të jeni më altruistë me njerëzit që ju rrethojnë. Në familje do të zgjidhni me shumë lehtësi një problemë që ju është hapur. /tvklan.al