2 fëmijë të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi me thikë nga një 17-vjeçar regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Southport, Angli.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, ku 6 prej tyre paraqiten në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Sulmi u regjistrua në një qendër, e cila ofron kurse kërcimi për fëmijë gjatë pushimeve verore. 

Për këtë ngjarje policia britanike ka vënë në pranga agresorin, një 17-vjeçar nga Kardifi,  identitetin e të cilit ende nuk e bën me dije, si dhe ka sekuestruar thikën me të cilën kreu këtë krim.

Pas arrestimit autoritetet vendase po hetojnë shkaqet që shtynë të arrestuarin për të ndërmarrë këtë akt. Deri tani referuar mediave ky sulm nuk po trajtohet si terrorist.

Siç raportojnë mediat vendase, në momentin që është regjistruar ngjarja kanë qenë të rastësishëm disa qytetarë të cilët janë bërë dëshmitarë të një skene horror.

Lidhur me këtë incident ka reaguar dhe kryeministri britanik, Keir Starmer. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se ky incident e ka tronditur, teksa falenderon autoritetet për reagimin e menjëhershëm që çoi në pranga autorin.

Tv Klan