Diplomacia ndërkombëtare është në alarm nga frika se Izraeli mund të sulmojë Libanin, si hakmarrje ndaj sulmeve të Hezbollahut libanez në territorin nën kontrollin izraelit të lartësive Golan, ku u vranë 12 fëmijë. 

Një sulm izraelit ndaj Libanit do të nxirrte jashtë kontrollit tensionet në Lindjen e Mesme, pasi do të fusë Izraelin në një tjetër konflikt pas atij të Rripit të Gazës, duke tërhequr në luftë edhe palë të tjera rajonale.  

Uashingtoni dhe Parisi thanë se po bëjnë përpjekje që të shmangin një përshkallëzim të situatës, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi kundërpërgjigje të ashpër.

Vende si Italia e Gjermania parashikojnë se lufta është në prag ndaj dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen. 

Tensionet vijojnë të jenë të larta edhe në Rripin e Gazës, ku u duk se Izraeli dhe Hamasi ishin pranë një armëpushimi të mbështetur nga administrata Biden.

Palët këmbëngulin në ndryshimin e disa pikave dhe u janë rikthyer vendosjes së kushteve.

Tv Klan