Dashi-Do të ketë një betejë mes mendjes dhe zemrës sot. Mendja do ju thotë që të shkoni drejt një gjëje dhe të angazhoheni për një plan të veçantë, por zemra ju thotë një gjë tjetër. Duhet që të mendoni pastër se si të arrini qëllimin tuaj. Në të vërtetë është vetëm zemra ajo që mund t’jua tregojë se çfarë duhet të bëni.

Demi-Sot nuk mund të jeni të sigurt për asgjë. Nëse jeni në një lidhje, atëherë partneri/ja do të vijë me ide që nuk i ka pasur më parë. Është mundësia që kishit nevojë për ta bërë marrëdhënien të mrekullueshme.

Binjakët-Romanca është një çështje e të folurit gjërave drejt. Nëse i tregoni dikujt intereset që keni atëherë do të keni sukses në disa drejtime.

Gaforrja-Do të shqetësoheni nga një energji që ndodhet mes teje dhe personit të zemrës. Për shkak të kësaj energjie keni vendosur që të mbani paksa distancë në çift.

Luani-Do të kaloni një mbrëmje të mrekullueshme që nuk keni për ta harruar lehtë. Është e mundur që të dilni në një takim dhe do të bëni shumë qejf. Do të njihni në të vërtetë edhe personin që ju shoqëron.

Virgjëresha-Mos lejoni rutinën t’ju ndalojë të bëni një gjë spontane. Duhet të ndryshoni zakonet e ditës. Kështu keni për të takuar edhe personin e zemrës. Nëse duhet të shkoni diku ose të bëni diçka ndryshe mos mendoni dy herë… bëjeni!

Peshorja-Zakonisht nuk bëni pyetje për gjërat që nuk funksionojnë siç duhet. Megjithatë kohët e fundit keni pasur disa mendime rreth marrëdhënies së kaluar nëse ishte e mirë apo jo.

Akrepi-Do të keni dyshime për diçka, por nuk do të jeni në gjendje për të drejtuar gishtin tek fajtori. Duhet që të bisedoni pasi me akuza nuk zgjidhet asgjë.

Shigjetari-Roma nuk u ndërtua për një ditë. as me një marrëdhënie nuk mund të ndodhë kështu. Duhet përpjekje durim dhe një sens i fortë përgjegjësie. Mos kini frikë.

Bricjapi-Do të filloni të shqetësoheni më shumë se ç’duhet për një lidhje. Në kokë ju fluturojnë mendime të ndryshme që po ju bëjnë të imagjinoni skena të ndryshme. Në fakt këto që jeni duke imagjinuar nuk kanë lidhje fare se si janë në të vërtetë gjërat. Nëse doni të dëmtoni marrëdhënien në çift, atëherë ky është fillimi.

Ujori-Mund të imagjinoni gjëra nga më të ndryshme, por asgjë nuk do ta ndryshojë realitetin se si jeni ju në çift. Shmangni fantazitë. Do t’ju ndihmojë që të vazhdoni përpara me një person shumë të këndshëm.

Peshqit-Sot do të keni mundësinë t’i flisni një njeriu të veçantë. Çështjet e diskutimit mund të mos jenë ato që patët menduar, por të paktën ky është vetëm fillimi. Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm rrugës./tvklan.al