Chelsea u ndal në kampionat, pas tre fitoreve radhazi. “Blutë” e Londrës, barazuan në shtëpi 1-1 ndaj Nottingham

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta nisi malore për Chelsean. Wood kaloi në avantazh miqtë në minutën e 50-të, por vetëm 7 minuta më vonë Madueke barazoi shifrat.

Skuadra e drejtuar nga Maresca provoi me të gjitha mënyrat për të përmbysur rezultatin, por nuk ia doli dot.

Me këtë barazim, Chelsea mban vendin e katërt me 14 pikë, ndërsa Nottingham renditet në vendin e nëntë me 10 pikë.

Nuk shkoi me shumë se barazimi pa gola Manchester United, në një transfertë delikate si ajo ndaj Aston Villa.

Të dyja skuadrat kishin raste, por nuk ia dolën të shënojnë të paktën një gol. Pas shtatë javëve në Premier League, Aston Villa mban vendin e pestë me 14 pikë, ndërsa United renditet në vendin e 14-të me vetëm 8 pikë.

/tvklan.al