Një 45-vjeçar shqiptar në Milano të Italisë është arrestuar nga karabinierët pasi qëlloi me armë djalin 18-vjeçar të partneres së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugë pas një debati mes të dyve. 18-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua nga policia.

Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane, 45-vjeçarit shqiptar iu sekuestrua arma e krimit, një pistoletë që rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2013 në Sassuolo dhe 40 fishekë pistolete.