Dashi – Do të ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni sot dhe marrëdhënia me partnerin do të mbetet e mirë. Financat do të jenë shumë të dobëta për shkak të shpenzimeve të pamenduara që keni kryer.

Demi – Sot duhet të tregoheni të matur, pasi kuadri yjor është jo edhe aq i favorshëm, sidomos me Mërkurin në një orbitë që mund të sjellë keqkuptime e mosmarrëveshje.

Binjakët –  Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv e për pasojë do t’ju mungojë energjia dhe vrulli që ju sjell ai. Megjithatë, është  Mërkuri ai që stimulon ndjeshëm aftësitë tuaja krijuese.

Gaforrja – Do të jeni në formë shumë të mirë sot ju të dashuruarit dhe do i bëni surpriza të njëpasnjëshme njëri-tjetrit. Edhe në planin financiar nuk do të keni për çfarë të ankoheni. Do të kryeni disa investime.

Luani – Marrëdhënia në çift do të jetë shumë e mirë sot. Do sqaroni gjithë hatërmbetjet dhe do të ndiheni më të qetë. Të ardhurat do të fillojnë të përmirësohen falë strategjisë që ju do të përdorni.

Virgjëresha –  Vërtet që Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të sjellë pak vrazhdësi te ju.

Peshorja – Sot do ta keni shumë më të lehtë të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Ndërsa në aspektin sentimental gjërat nuk do të shkojnë dhe aq mirë.

Akrepi – Në përgjithësi duket se dita do të jetë e qetë, por në fakt ju jeni gati të ndërmerrni papritur një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Mbrëmje interesante me partnerin.

Shigjetari – Sot mund të jeni të irrituar dhe aspak të shoqërueshëm, por edhe luftarakë. Një lajm i mirë do të bëjë që të harroni gjithçka të keqe.

Bricjapi – Një ditë jo shumë pozitive për punën bën që gjërat të mos ecin me ritmin e duhur, por kjo nuk do t’ju bëjë edhe aq përshtypje, pasi është Afërdita ajo që ju bën të jeni të papërballueshëm në dashuri.

Ujori – Kalimi i Mërkurit në shenjë është mjaft pozitiv për ju, sepse do të ketë efekte të drejtpërdrejta në stimulimin e anëve më pozitive. Kujdes, duhet të tregoni të vëmendshëm ndaj partnerit.

Peshqit – Një kuadër yjor jo edhe aq i favorshëm e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak pozitive, sot mund t’ju shtyjë për të lënë gjithçka e për të rifilluar nga e para. Hëna sjell stimujt e duhur për erosin. /tvklan.al